Flash News

KRYESORE

Meta: Të marrë fund mosndëshkimi i krimeve kundër gazetarëve

Meta: Të marrë fund mosndëshkimi i krimeve kundër

Presidenti Ilir Meta, me rastin e "Ditës Ndërkombëtare për t'i Dhënë Fund Pandëshkueshmërisë së Dhunës ndaj Gazetarëve", organizoi një pritje me gazetarët dhe përfaqësues të trupit diplomatik në vend.

Në fjalën e mbajtur, Meta tha se mos ndëshkimi i krimeve kundër gazetarëve duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë.

“Mos ndëshkimi i krimeve kundër gazetarëve duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë. Asnjë gazetari në Shqipëri nuk duhet ti rrezikohet jeta për të raportuar lajmet. Asnjë gazetari në Shqipëri nuk duhet ti rrezikohet vendi i punës për të raportuar lajmin e vërtetë”, tha Meta.

Kreu i qeverisë i bëri thirrje edhe institucioneve përgjegjëse që të zbardhin sa më shpejtë ngjarjet e ndodhura këtë vit ku janë sulmuar dhe kërcënuar gazetarët.

 

Të fundit