Flash News

KRYESORE

“Meta të sqarohet: Është Salvadore Allende apo Mic Sokoli”

“Meta të sqarohet: Është Salvadore Allende apo Mic

Ministri për sipërmarrjen Eduard Shlasi shprehet se është i shokuar nga qëndrimet e presidentit Ilir Meta pak ditë më parë në konferencën për shtyp. Sipas tij, Meta ka shkelur kompetencat që i takojnë një presidenti, ndërkohë që ironizon duke thënë se ai duhet të zgjedhë të imitojë Salvadore Allenden apo Mic Sokolin.

“Nuk mund ta heq nga kujtesa atë konferencë aspak dinjtoze për institucionin e Presidentit, që Meta bëri disa ditë më parë. Shumë i keqardhur në nivelin ku ka rënë Presidenti, është dukshëm i pozicionuar si opozitar, të gjitha veprimet e tij të pamenduara dhe paartikuluara që kulmuan në atë ç’dektretim që do të mbahet mend në historinë e Shqipërisë si shkelje flagrante e pozicionti të Presidentit. Kushtetuta shpreh qartë kompetencën e Presidentit.

Kemi seri qëndrimesh të hallakatura të Presidentit. Kemi asocimin e Presidenti me një lider Salvador Allenden, është shprehur i gatshëm për dorëheqje. Ideja është që kur t’i sjell një figurë dhe e vendos në një kontekst duhet t’i japësh disa shpjegime përse luftonte Allende, pastaj aludime me ca figura, Mic Sokoli. Nuk di ndonjë rast që Rama të ketë kapërcyer caqe të tilla”, deklaroi Shalsi në studion e lajmeve të Abc News.

Të fundit