Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Meta thumbon Ramën: Ata që vjedhin votat, nuk mund të hetojnë veten
Presidenti i Republikës Ilir Meta tha për fenomenin e vjedhjes së votave në Dibër e Durrës se ata që i vjedhin, nuk mund të hetojnë veten më pas. Në emisionin “Opinion”, ai shtoi se nuk ka kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama.
“Opozita ka kërkuar zgjedhje të parakohshme. Ka kërkuar që të arrestoheshin politikanët, ministrat, deputetët që kanë qenë të përfshirë në dy çështjet zyrtare për vjedhjen e votave....”
Gazetari: Për vjedhjen e votave në Dibër dhe Durrës.
Presidenti Meta: ....me bandat, me policinë. Unë nuk kam kërkuar asnjë gjë nga këto.
Gazetari: Pse nuk ju shqetëson vjedhja e votave zoti President?
Presidenti Meta: Patjetër. Po unë e shikoj shumë të pamundur që ata që vjedhin votat, të hetojnë veten. Pra, kjo më është dukur një kërkesë jorealiste nga ana e opozitës.
Shqetësimi im i vetëm si President i Republikës nuk ka qenë garantimi i tekave apo edhe i të drejtave të PD-LSI apo edhe i partive të tjera opozitare për t’u zgjedhur sepse kjo është një çështje që u takon dhe vetë atyre, nëse e kanë vullnetin për të marrë pjesë në një proces.
Shqetësimi im ka qenë shumë i qartë dhe mbetet i palëkundur: Të garantojmë të drejtën kushtetuese themelore të të gjithë qytetarëve shqiptarë për të zgjedhur, jo për të votuar. Për të votuar, kemi votuar 45 vite në komunizëm. Kanë qenë votime perfekte. Në qoftë se dikush mendon se zgjedhjet në kohën e komunizmit nuk kanë qenë perfekte, nuk kanë qenë të sakta, nuk kanë qenë të qeta.