Flash News

KRYESORE

Meta tjetër mesazh në ditën e Nënë Terezës: Na duhet më shumë dashuri që Shqipëria të mos shpopullohet

Meta tjetër mesazh në ditën e Nënë Terezës: Na

Presidenti Ilir Meta, ka marrë pjesë në meshën e organizuar në Bizë me rastin e festës së shenjtërimit të Nënë Terezës.

Duke e lidhur edhe me situatën politike Meta jep më Facebook mesazhin se nevojitet më shumë dashuri që vendi të mos shpopullohet nga largimet.

“Fëmijët e Bizës dhe prindërit e tyre kërkojnë një kopsht të ri. Unë besoj se me pak dashuri në veprim do ta kenë.

Por ata nuk janë të vetmit të cilët kanë këtë kërkesë. Ndaj na duhet shumë dashuri në veprim, që këto zona të mrekullueshme të mos shpopullohen më.”, shkruan kreu i shtetit.

Më herët presidenti Meta dha një tjetër mesazh në Facebook në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës.

Të fundit