Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Meta tregon disa detaje për qëndrimin e nesërm publik, quan disa ndërkombëtarë palaço
Presidenti Ilir Meta ka treguar disa detaje nga qëndrimi publik që ai do të mbajë nesër në lidhje me draft opinionin Komisionit të Venecias.
Në emisionin “Opinion”, ai tha se do të ketë një letër nga ai si President i Republikës drejtuar Presidentit të Komisionit të Venecias dhe gjithë anëtarëve të Komisionit të Venecias me disa konsiderata për këtë draft paraprak.
“Do të ketë dhe disa pyetje që të ndihmohet më tej Komisioni i Venecias për shterimin e kësaj çështjeje dhe po kështu do të jetë i publikuar drafti i opinionit të Komisionit të Venecias dhe njëkohësisht dhe qëndrimi i Institucionit të Presidentit.”, tha Meta në “Opinion”
Ai shtoi se të vetmin shqetësim ka të ruajë integritetin e Komisionit të Venecias
“Mendoj që kjo do të ishte e dobishme për vetë Komisionin”.
Gjatë intervistës ai u shpreh se nuk mund të lejonte që shqiptarët të shkonin drejt përplasjes.
“Ilir Meta nuk mund të priste as për qejfin e Edi Ramës, as për qejfin e Lulzim Bashës dhe as për qejfin e Monikës, që t’i mbajë iso Lulzim Bashës dhe as për qejfin e disa ndërkombëtarëve, që disa herë u bënë palë dhe ndonjëherë u bënë edhe palaço të vriteshin shqiptarët dhe pastaj të thoshin: Po Presidenti çfarë bëri?”