Flash News

KRYESORE

Meta tregon mangësitë në atë që Rama e quajti relacion të detajuar shpjegues për Sandër Lleshin

Në datën 9 nëntor, përmes Twitter-it, kryeministri Edi Rama njoftoi se i kishte dërguar sërish Presidentit kërkesën për dekretimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm.

Kreu i qeverisë bënte të ditur gjithashtu se i kishte dërguar  “Presidentit edhe një relacion i detajuar shpjegues, në funksion të dekretimit të Ministrit të Brendshëm”.

Por në letrën që Presidenti i ka dërguar Ministrisë së Mbrojtjes, ku kërkon informacion për Sandër Lleshin, nxjerr në pah edhe disa mangësi në materialin që Rama e cilësonte si relacion i detajuar shpjegues.

Meta thotë se relacioni shpjegues është vetëm dy faqe dhe i panënshkruar.

“Ky propozim është përcjellë me shkresën e Kryeministrit nr 5211 prot, datë 09.11.2018 dhe shoqërohet me një relacion shpjegues (dy fletë e panënshkruar) dhe CV-në, e kandidatit, akte këto me të cilin Kryeministri mbështet propozimin e tij”, shkruhet në letrën që Meta i ka dërguar Xhaçkës.

Në letrën në fjalë, thuhet gjithashtu se duke qenë se kandidatura e z.Sandër Lleshaj, vjen nga një karrierë e gjatë ushtarake emërimi i tij në detyrën e ministrit të Brendshëm, paraqet një problematikë themelore kushtetuese.

“Megjithëse Kryeministri është vënë në dijeni mbi këtë ndalim kushtetues, sërish edhe në këtë propozim të ri, nuk është dhënë asnjë shpjegim, informacion si dhe nuk është mbajtur asnjë qëndrim mbi këtë çështje dhe për pasoja të tjera që mund të lidhen me të.

Për më tepër, që në njoftimin fillestar të kryeministrit në rrjetet sociale të datës 27 tetor 2018, por dhe në dalje të tij publike, Z.Sandër Lleshaj propozohet për emërimin si ministër i Brendshëm, duke e trajtuar atë me gradën ‘Gjenaral’”, shprehet Meta në letrën drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes.

Një tjetër problematikë që ngre Presidenti, dhe për të cilën kërkon informacion nga Ministria e Mbrojtjes, është edhe mbiemri i propozuesit për ministër të Brendshëm.

“Në kërkesën e Kryeministrit propozohet që z.Sandër Lleshaj të emërohet ministër i brendshëm. Ndërkohë konstatohet se në vendimet gjyqësore mbi këtë ushtarak, të dhënat personale ët tij paraqiten me mbiemër Lleshi”, thuhet në letrën e Metës.

Postimi i Ramës ku njoftonte për relacionin e detajuar shpjegues drejtuar Presidentit

 

 

 

 

Të fundit