All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Meta tregon se pati frymë uniteti në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë: Çfarë diskutuam me Ramën e Bashën

Meta tregon se pati frymë uniteti në mbledhjen e Këshillit
All - Paragraf - 1

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Kombëtar të Sigurisë nën drejtimin e Presidentit Meta. Mbledhja është zhvilluar online dhe ka zgjetur për rreth tre orë.

All - Paragraf - 3

Ndërkohë, Presidenca ka zbardhur detaje mbi mbledhjen, publikuar në faqen zyrtare.

Theksohet se në mbledhje pati një frymë uniteti nga të gjitha palët pjesëmarrëse që ishin Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kryeministri Edi Rama, ministrat përgjegjës, si edhe Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Çështjet e diskutuara ishin:

Masat që janë marrë dhe po merren nga Qeveria për përballimin e situatës në vend dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të pasojave të COVID-19;

Përballimin e situatës ekonomike, nga efekti i sjellë nga përhapja e COVID-19;

Masat e marra për rikthimin e shtetasve shqiptare, të cilët kjo situatë i ka gjetur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

“Kryeministri Rama dhe anëtarët e qeverisë informuan për masat e marra dhe për skenarët që do të duhet të përballohen në varësi të zhvillimit të situatës.

Kryetari i Kuvendit z.Ruçi shprehu gatishmërinë për përmbushjen e detyrimeve të Kuvendit në këtë situatë.

Kryetari i Partisë Demokratike z.Basha shprehu pikëpamjet dhe sugjerimet e opozitës për të përballuar këtë pandemi”, sqaron Presidenca.

Të fundit