Flash News

KRYESORE

Meta tregon zonat malore ku do të donte të ngjitej me Ramën

Meta tregon zonat malore ku do të donte të ngjitej me Ramën

Në intervistën për emisionin ‘Opinion’, Presidenti Ilir Meta ka folur në lidhje me pasionin e ri për “hiking”.

I pyetur nëse do e ftonte edhe kryeministrin Edi Rama për të bërë një ngjitje së bashku, dhe cilat zona do t’i sugjeronte për të ecur, Meta përmendi disa zona në jug të vendit, me synim, siç tha, për ta lehtësuar atë, pasi ka pasione dhe lidhje të shpeshta me zonën.

“Për shembull në Qeparo fushë, Qeparo mal, Pilur, në këto zonat e jugut besoj.

Meqenëse ai kalon më shumë kohë në Jug, pasi edhe ka pasione, edhe ka ato lidhjet më të shpeshta, për të lehtësuar atë, pa për mua në çdo kohë, kudo në Veri ose në Jug”, u shpreh Meta.

Të fundit