Flash News

KRYESORE

Meta urim special për ditëlindjen e Lorik Canës: Kapiteni që bashkoi kombin në një zemër që rreh kuq e zi

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare të Futbollit, Lorik Cana, ka patur ditën e sotme ditëlindjen. Mes urimeve të shumta është edhe ai i Presidentit Meta, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale e cilëson Canën si “Kapiteni frymëzues që bashkoi kombin në një zemër që rreh vetëm kuq e zi!”

“Gëzuar ditëlindjen Loriku ynë, Kapiteni frymëzues që bashkove kombin në një zemër që rreh vetëm kuq e zi! 👐🇦🇱”, shkruan Meta.

Urimin Presidenti e ka shoqëruar edhe me një foto të tij së bashku me kapitenin historik të Kombëtares shqiptare të Futbollit.

Të fundit