Flash News

KRYESORE

Meta uron Erdoganin për fitoren, kërkon forcim të marrëdhënieve Shqipëri-Turqi

Meta uron Erdoganin për fitoren, kërkon forcim të

Disa politikanë dhe analistë kanë shprehur shqetësim për rritjen e ndikimit të Turqisë në sektorë strategjikë të Shqipërisë, megjithatë, të njëjtin shqetësim nuk ndajnë liderët e vendit.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar sot homologun e tij turk, Rexhep Taip Erdogan, për fitoren në zgjedhje. Në letër, Meta kërkon forcim dhe thellim të marrëdhënieve të Shqipërisë me Turqinë.

“Shpreh besimin e palëkundur se, gjatë mandatit Tuaj të ri, marrëdhëniet historike e tradicionalisht miqësore e vëllazërore midis dy vendeve e dy popujve tanë, do të forcohen edhe më shumë. Jam i sigurt se, falë vëmendjes së madhe e të veçantë që i kushtoni bashkëpunimit me Shqipërinë, këto marrëdhënie do të intensifikohen e do të thellohen edhe më shumë. Ju siguroj për vullnetin dhe gatishmërinë time për të vijuar bashkëpunimin me Ju e për t’i çuar më tej këto marrëdhënie”, shprehet ndër të tjera presidenti shqiptar.

Urimi i plotë i Metës për Erdogan:

Urimet më të mira e të përzemërta për fitoren në zgjedhjet e djeshme presidenciale! Ju uroj nga zemra shumë suksese në përmbushjen e agjendës Suaj dhe drejtimin e zhvillimin e mëtejshëm të Turqisë e të popullit mik turk.

Shpreh besimin e palëkundur se, gjatë mandatit Tuaj të ri, marrëdhëniet historike e tradicionalisht miqësore e vëllazërore midis dy vendeve e dy popujve tanë, do të forcohen edhe më shumë.

Jam i sigurt se, falë vëmendjes së madhe e të veçantë që i kushtoni bashkëpunimit me Shqipërinë, këto marrëdhënie do të intensifikohen e do të thellohen edhe më shumë. Ju siguroj për vullnetin dhe gatishmërinë time për të vijuar bashkëpunimin me Ju e për t’i çuar më tej këto marrëdhënie.

Përfitoj nga rasti të shpreh mirënjohjen e thellë për ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer që Ju dhe Turqia i keni dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve ndër vite. Shqiptarët janë mirënjohës dhe do të jenë solidarë me Ju dhe popullin mik turk në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm që kërcënon paqen dhe stabilitetin e Turqisë.

Të fundit