Flash News

KRYESORE

Meta uron festën e SHBA me thirrjen e ish-drejtorit të VOA: Shqipëria në krizë pa rrugëdalje

Meta uron festën e SHBA me thirrjen e ish-drejtorit të VOA:

Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën sot me një urim për SHBA-të, në sajë të 243-vjetorit të pavarësisë.

Krahas urimit, Meta ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe një intervistë të ish-drejtorit të VOA, Frank Shkreli, i cili kritikon hapur jo vetëm klasën politike, por edhe rolin e ndërkombëtarëve në krizën që ka përfshirë vendin prej muajsh.

“Mirëmëngjes të gjithëve dhe Gëzuar Festën e SHBA!

Një rast i mirë sot në veçanti për të uruar të gjithë komunitetin e mrekullueshëm shqiptar që jeton në SHBA dhe që kontribuon fuqishëm për të përforcuar lidhjet dhe marrëdhëniet tona në të gjitha fushat, në mënyrë që raportet shqiptaro-amerikane t'i shërbejnë jo vetëm interesave reciproke strategjike, por edhe rritjes së kredencialeve demokratike të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s, që në zemrën e saj ka demokracinë, por edhe si një vend i denjë për të çelur negociatat për anëtarësim me BE në 18 tetor 2019.

Shqiptarët e Amerikës sot nuk ndihen të lumtur me krizën pa rrugëdalje ku ndodhet vendi ynë. Ndaj bëjnë thirrje për reflekim dhe përgjegjshmëri.

Ju ftoj të lexoni me vëmendje këtë artikull të shkruar nga një prej personaliteteve të komunitetit tonë në SHBA, z.Frank Shkreli, ish-drejtor i Zërit të Amerikës”, shkruan Meta.

Të fundit