Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Meta vizitë shtetërore në Kroaci me ftesë të presidentes Grabar-Kitarović
Presidenti Ilir Meta ka nisur sot një vizitë shtetërore dy ditore në Kroaci, me ftesë të Presidentes kroate Kolinda Grabar-Kitarović.
Vizita e tij në Zagreb vjen në prag të marrjes për herë të parë të Presidencës së Bashkimit Europian nga Kroacia. Ndërkohë, në Zagreb në maj 2020 do të zhvillohet edhe Samiti i radhës që do të marrë në shqyrtim kërkesën e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave me BE.
Në kuadër të kësaj vizite, presidenti pritet të zhvillojë disa takime edhe me kreun Kuvendit Gordan Jandroković, Kryeministrin Andrej Plenković, si dhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar.