Flash News

KRYESORE

 Meta voton bashkë me gruan dhe vajzën, mesazh shqiptarëve pas votimit

 Meta voton bashkë me gruan dhe vajzën, mesazh shqiptarëve

Presidenti i zgjedhur i Shqipërisë, Ilir Meta i shoqëruar nga gruaja, Monika Kryemadhi dhe vajza e tyre e madhe Bora Meta e cila voton për herë të parë, i janë drejtuar qendrës së votimit dhe kanë shprehur me votë vullnetin e tyre.

Menjëherë pas votimit Meta tha në një prononcim për mediat se sot është dita e qytetarëve dhe i ftoi ata të votojnë me ashpërsi kundër kujdo që kërkon të blejë të ardhmen e tyre.

“Uroj besimtarët myslimanë, zoti ju shpërbleftë agjerimin. Sot është një ditë e rëndësishme për të gjithë, ditë që duhet të jetë festa e demokracisë, duhet të jetë dita e qytetarëve dhe jo e politikanëve. Unë nuk kam asnjë mesazh për kë duhet të votojnë por për kë nuk duhet të votojnë. Duhet të votojnë me ashpërsi kundër kujdo që kërkon të blejë të ardhmen e tyre, e ardhmja e fëmijëve të tyre nuk mund të blihet” tha Meta.

Të fundit