Flash News

KRYESORE

Meta zbardh kërkesën që përfaqësuesi i PD i bëri në Presidencë për negociatat me Greqinë

Meta zbardh kërkesën që përfaqësuesi i PD i bëri

Presidenti Ilir Meta ka zbardhur disa nga diskutimet që ka zhvilluar me përfaqësuesit e opozitës, mazhorancës dhe ish-presidentëve, për çështjen e negociatave me Greqinë për marrëveshjen e detit.

Meta tha se në takimin me deputetin Tritan Shehu, përfaqësues i PD-së, i është kërkuar që marrëveshja e detit të zgjidhet në gjykatat ndërkombëtare. Sipas Metës, ky është qëndrimi i opozitës për këtë çështje.

Sa i përket mazhorancës, Meta tha se përfaqësuesit e saj synojnë zgjidhjen e çështjes me negociata të reja.

“Kam patur takime me të gjithë kolegët që kanë shërbyer si president përpara meje dhe me përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës në Komisionin e Jashtëm, për të shkëmbyer ide. Qëndrimi i përfaqësuesit të opozitës ka qenë se kjo çështje duhet të zgjidhet në gjykatë ndërkombëtare me mirëkuptimin e të dyja palëve. Qeveria ka synuar dhe synon që kjo çështje të zgjidhjet nëpërmjet negociatave”, tha Meta.

Më tej, presidenti shtoi: “Duke respektuar qëndrimin e opozitës, njëkohësisht respektoj qëndrimin dhe iniciativën e qeverisë për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare kësaj çështje, por më duhet të theksojë se për këtë çështje ka një vendim të posaçëm të Kushtetueses që është një linjë e kuqe për të gjithë, duke filluar nga Presidenti i Republikës. Është detyra e presidentit të respektojë këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, sepse presidenti është betuar për mbrojtjen e Kushtetutës.”

Të fundit