Flash News

KRYESORE

Meta zgjon shqiptarët me ‘Kcimin e Tropojës’: Të bëhet pjesë e UNESCO-s

Meta zgjon shqiptarët me ‘Kcimin e Tropojës’: Të

Presidenti Ilir Meta ka ndarë sot me ndjekësit e tij në facebook një video me këngë dhe valle tropojane. Video është pjesë e recitalit “Me vallet më të bukura të Tropojës’ të Mjeshtrit të Madh, koreografit Skënder Haklaj, ku presidenti Meta ka qenë i pranishëm.

“E ku ka më bukur se ta nisësh fundjavën me energjinë e jashtëzakonshme të Kcimit të Tropojës dhe të tropojanëve fisnikë”, shkruan Meta.

Ai ka ndarë edhe një mesazh ku thekson se duhet të jemi krenar për këto thesare të trashëgimisë sonë kulturore dhe ti trashëgojmë ato brez pas brezi.

Meta shtoi se kërcimi i Tropojës e meriton të promovohet dhe të bëhet pjesë e UNESCO-s.

Mesazhi i Metës:

E ku ka më bukur se ta nisësh fundjavën me energjinë e jashtëzakonshme të Kcimit të Tropojës dhe të tropojanëve fisnikë.

Shumë i lumtur të merrja pjesë dje në Koncertin recital "Me vallet më të bukura të Tropojës" të Mjeshtrit të Madh, koreografit Skënder Haklaj, ku askush nuk i rezistoi dot valleve e këngëve.

Është thelbësore të jemi krenarë për këto thesare të trashëgimisë tonë kulturore, të ruajmë këngët, vallet e traditat dhe t’i trashëgojmë ato brez pas brezi.

Kcimi i Tropojës, kjo pasuri kombëtare që shpalos vlerat patriotike, por dhe krenarinë e fisnikërinë e Alpeve tona, e meriton të promovohet më shumë dhe të bëhet pjesë e UNESCO-s.

1000 vjet valle TRPOJE!

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/756518084781378/

Të fundit