Flash News

KRYESORE

Metës ‘s’i eci’ as me ish-këshilltarin e Berishës, PS i rrëzon edhe kandidatin e tretë për kreun e KLSH

Metës ‘s’i eci’ as me ish-këshilltarin e

Prof. Dok. Petraq Milo është rrëzuar si kandidatura për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Kandidatura e tij u hodh poshtë sot në seancën dëgjimore në Komisionit të Ekonomisë.

Ndonëse sipas presidentit, Milo i plotësonte të gjitha kushtet dhe kriteret ligjore për t’u emëruar në këtë pozicion, si një kandidaturë me eksperiencë në drejtimin e institucioneve, sërish ai është ‘rrëzuar’, pasi relatorja Evis Kushi ka renditur sipas saj disa mangësi të evidentuara.

“Sotiraq Milo është anëtar i këshillit kombëtar të PD-së që nga 2018, por nuk e ka deklaruar këtë fakt në CV.

Po ashtu Milos i mungojnë informacionet në CV nga viti 1988 deri në vitin 1991 dhe se ka patur konflikt interesi gjatë kohës kur ushtronte detyrën si anëtar të këshillit mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë”, deklaroi në komision Kushi.

Kjo është kandidatura e tretë e propozuar nga Meta që rrëzohet nga Kuvendi. Më herët, presidenti ka propozuar edhe Vitore Tushën, por kreu i Komisionit, në atë kohë Erion Braçe u shpreh se Vitore Tusha nuk ka eksperiencën e duhur për auditimet financiare.

I njëjti kokluzion erdhi edhe për Bahri Shaqirin, mungesën e ekspertizës në fushën e financave, por duke e cilësuar edhe si figurë politike në radhët e LSI.

Nga ana tjetër, rasti i fundit, Petraq Milo ka qenë më herët ish-këshilltar i ish kryeministrit Sali Berisha, ndërsa sipas relatores së Komisionit të Ekonomisë rezulton të jetë edhe anëtar i Këshillit të PD prej 2018-ës.

Propozoi Bahri Shaqirin për kreun e KLSH-së, reagimi i parë nga PS kundër Metës: Ka një problem serioz kushtetues

Meta e propozon për kreun e KLSH, kush është Petraq Milo, ish-këshilltari i Berishës

Të fundit