Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Metodologjia e re, Soreca: Shtetet anëtare mund të ndalojnë negociatat, ç’ndryshoi për skeptikët
Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka sqaruar se çfarë ka ndryshuar me metodologjinë e re për zgjerimin, pas propozimeve të paraqitura nga Komisioni Evropian.
Sipas Sorecës, me ndryshimet e propozuara shtetet anëtare do të kenë mundësi të kthejnë pas procesin e negocimit, nëse nuk ka përparim ose hapa pas nga vendet kandidate, ndërsa për vendet skeptike në tetorin e shkuar sipas ambasadorit të BE kjo strategji e re i përmbush kërkesat e tyre për çeljen e negociatave në pranverë.
“Të gjithë ne e dimë që samiti i Këshillit evropian nuk çeli negociatat siç shpresuam. Në veçanti, kjo është arsye pse KE është përpjekur që të kuptojë se pse ka ndodhur dhe se procesi të jetë më i parashikueshëm.
Me metodologjinë e re udhëheqësit e BE do kenë të paktën një debat në vit për ecurinë për vendet e BP, ky është hap me rendësi.
Një tjetër është që ne BE do përfshijë shtetet anëtare për monitorimin e ecurisë për përpilimin e rekomandimeve, ekspertet e shteteve anëtare do jenë pjesë e ekipeve qe do bëjnë vlerësimin. Do ndjejnë pronësi mbi rezultate që do nxjerrin nga vlerësimet nga zyrtarët e tyre.
Ne duhet të sqarojmë kushtet që të gjithë të kuptojnë se çfarë kërkohet prej tyre. Shtetet anëtare të jenë të përfshira në punët monitoruese.
Puna për negociatat do të jetë më gjithëpërfshirëse.
Është bërë thirrje që shtetet anëtare të kenë mundësi të kthejnë pas procesin e negocimit. Nëse nuk ka përparim ose hapa pas, do ketë edhe veprim nga BE, mund të pezullojë madje edhe të ndalojë negociatat nëse do jetë e nevojshme .
Kjo metodologji po diskutohet në këshill me shtetet anëtare, i përmbush kërkesat e shteteve anëtare që ishin hezituese në tetor për çeljen e negociatave. Besoj se ne po ecim në rrugën e duhur për çeljen e negociatave në pranverë”, u shpreh ambasadori i BE.