Flash News

KRYESORE

‘Mezhgorani’/ Sot jepet masa e sigurisë për botuesin Henri Çili dhe 28 persona të tjerë

‘Mezhgorani’/ Sot jepet masa e sigurisë për botuesin Henri

Ditën e sotme në orën 12:00 do të zhvillohet seanca gjyqësore në gjykatën e Përmetit, ku do të jepet masa e sigurisë për të arrestuarit në kuadër të operacionit ‘Mezhgorani’, mes të cilëve është edhe botuesi dhe pronari i UET-së Henri Çili.

Deri tani në kuadër të hetimit të Prokurorisë së Përmetit për dosjen “Mezhgorani” janë arrestuar 28 persona për akuza të ndryshme, si "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, ‘’Falsifikimi i dokumenteve dhe kartëmonedhave", "Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe lëndëve plasëse", "Organizimi i lotarive të palejuara", "Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale", "Fshehja e të ardhurave", "Mashtrimi", Moskallëzimi i krimit”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Shpërdorim detyre".

Ditën e djeshme Çili ka mohuar të jetë i përfshirë në ndikimin e gjyqtarëve apo të ketë fshehur të ardhurat, akuza këta të ngritura nga prokuroria e Përmetit.

Ai theksoi se akuzat janë të manipuluara dhe se provat do ti paraqesë në momentin e duhur.

Të fundit