Flash News

KRYESORE

"Mezi marr frymë", Bebe Rexha tregon për problemet shëndetësore

Bebe Rexha është një nga këngëtaret më të suksesshme në botë dhe me një karrierë në ngjitje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këngëtarja me origjinë nga Shqipëria vlerësohet dhe duhet nga fansat edhe për shkak të lirshmërisë dhe sinqeritetit që ajo shpreh me ndjekësit dhe mbështetësit e saj.

Bebe është shumë aktive në rrjetet sociale dhe ndër të tjera e hapur për të folur dhe pranuar publikisht edhe me problemet që i duhet të ndeshet shpesh.

Por Bebe këto kohë nuk ka qenë mirë dhe për këtë ajo ka treguar në rrjetet sociale. Ajo vuan nga infeksioni i sinusit, që është një inflamacion i indeve dhe membranës dhe karakterizohet nga dhimbje koke, ethe, mukus i trashë që shkakton bllokim dhe dhimbje në zonën e fytyrës.

"E sëmurë dhe e lodhur nga ky infeksion i sinusit," -  thotë ndër të tjera Bebe në video.

[video width="720" height="1280" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2020/08/StorySaver.Org-beberexha_76475054_316173779504404_674709408437678203_n.mp4"][/video]

[video width="720" height="1280" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2020/08/StorySaver.Org-beberexha_86996160_330647728090523_6221672902818463708_n.mp4"][/video]

 

Të fundit