Flash News

KRYESORE

Michael Kors blen Versace; kjo është shifra e lartë për të cilën u shit marka prestigjioze e veshjeve

Michael Kors blen Versace; kjo është shifra e lartë për

Versace i është shitur grupit amerikan, Michael Kors, kundrejt vlerës prej 2.1 miliardë dollarë, si një ndër shembujt e fundit ku një brand europian shumë i suksesshëm mode, i krijuar që nga themelet e tij nga anëtarët e një familjeje, i shitet një konglomerati global të modës. Michael Kors, i cili vitin e kaluar bleu një ndër brandet më të njohura të këpucëve, Jimmy Choo, kundrejt vlerës prej 900 milionë paund, konfirmoi ditën e djeshme blerjen e Versace, duke i bashkuar të treja në një kompani të re të quajtur “Capri Holdings”. Sipas kësaj marrëveshje, suksesi i bradit Versace do të vazhdojë të rritet akoma edhe më shumë.

Kjo kompani e cila u themelua rreth 40 vite më parë, e ka ndërtuar imazhin e saj më shumë kujdes, gjë kjo që ia ka rritur asaj besimin ndër vite, duke veshur kështu disa prej emrave më të njohur si Princeshë Dianën, Demi Moore, Elizabeth Hurley, etj. Familja zotëron 80% të biznesit, ku mbesa e Gianni Versaces, Allegra Versace Beck, 32 vjeç, ka  40% të aksioneve në një vlerë prej 732 milionë eurosh, nëna e Allegrës dhe motra e Giannit, Donatella Versace, ka 16%, të aksioneve dhe vëllai më i madh i Gianni, ka 24% të aksioneve. Familja, e cila trashëgoi kompaninë pas vrasjes së Gianni Versaces jashtë rezidencës së tij në Miami në vitin 1997, do të vazhdojë të ketë aksione më vlerë prej 150 milionë eurosh në “Capri Holdings”.

63 vjeçarja, Donatella Versace, e cila është edhe Zëvendëspresidente e Versace dhe drejtoreshë artistike e saj, do të vazhdojë të qëndrojë në Capri Holdings dhe të udhëheqë sektorin kreativ të kompanisë.

“Ky është një moment shumë emocionues për Versace. Kanë kaluar më shumë se 20 vjet që kur unë mora drejtimin e kompaninë së bashku me vëllain tim Santo dhe vajzën Allegra. Jam shumë krenare që Versace vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite një prej brandeve më të suksesshme në industrinë e modës dhe kulturës moderne”, tha ajo.

Drejtori Ekzekutiv i Michael Kors, tha se blerja e Versace ishte një moment shumë i rëndësishëm për kompaninë amerikane dhe se krijimi i një “familje të madhe markash luksoze” do t’u jepte aksionerëve të saj “shumë vite të tjera të ardhurash dhe fitimesh të larta”.

Michael Kors tha se do të rrisë numrin e dyqaneve Versace nga 200 në 300, dhe se stili i patjetërsueshëm i Dontalla Versaces do të vazhdojë të mbetet në qendër të estetikës së dizajnit të Versace. Kontestimet dhe kritikat kanë qenë të shumta nga fansat e Versaces në rrjetet sociale, duke u shprehur se Versace nuk duhet të pranonte t’i shiste asnjë përqind të aksioneve të saj Michael Cors, duke thënë se ai do ta fundoste këtë kompani shumë shpejt. Po me anë të një statusi Donatella Versace i është drejtuar të gjithë mbështetësve të saj duke i thënë se shitja e Versaces është besimi që ne kemi në suksesin e saj afatgjatë dhe përkushtimin ndaj këtij grupi të ri global të modës.

Të fundit