Flash News

KRYESORE

Michael Schumacher ka 50-vjetorin e lindjes, "Formula 1" organizon ekspozitë në nder të tij

Michael Schumacher ka 50-vjetorin e lindjes, "Formula 1" organizon

Ekipi italian i "Formula 1" ka bërë të ditur se në fillim të vitit 2019-të, do të hapë një ekspozitë të veçantë në nder të 50-vjetorit të ish-pilotit të tij, Michael Schumacher.

Në një deklaratë për mediat, kompania "Ferrari"  tregoi se kjo ekspozitë do të zhvillohet në formë feste në shenjë mirënjohjeje për pilotin më të suksesshëm të tyre.

“Është menduar si një festë dhe një shenjë mirënjohjeje për pilotin më të suksesshëm të Ferrarit”, u tha në deklaratë.

Ekspozita mban emrin "Michael 50" dhe është në bashkëpunim me Fondacionin "Keep Fighting".

Kujtojmë se Schumacher, i cili mbush 50 vjeç më 3 janar, pësoi një dëmtim të rëndë të trurit në një aksident me ski, në vitin 2013, dhe nuk është parë në publik që prej asaj kohe.

Të fundit