Flash News

KRYESORE

Michelle dhe Barack Obama janë njerëzit më të admiruar në botë

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama dhe bashkëshortja e tij, osh-Zonja e Parë Michelle Obama janë njerëzit më të admiruar në botë. Kjo sipas një sondazhi nga "YouGov Opinion Research Institute".

Sipas ”YouGov”, kjo është hera e parë që ish-presidenti i SHBA arrin në krye të renditjes së burrave që kur filloi sondazhi “Më të admiruarit në botë”, në 2014.

"YouGov” intervistoi 45 000 persona nga 42 vende.

Bill Gates tani renditet si njeriu i dytë më i admiruar, ndërsa lideri kinez dhe udhëheqësi i partisë Xi Jinping është njeriu i tretë më i admiruar, sipas këtij sondazhi.

Gruaja më e admiruar në botë mbetet Michelle Obama, e cila ndiqet nga aktorja  Angelina Jolie në vendin e dytë dhe mbretëreshën britanike Elizabeth II në vendin e tretë.

Të fundit