Flash News

KRYESORE

Michelle Obama e veshur me çizme 'alla Kylie Jenner'

E kemi parë gjithnjë klasike por edhe shumë sportive, në veshje e karakter, por asnjëherë kaq ekstravagante. Michelle Obama e veshur me një fustan të verdhë dhe me çizme të gjata me xixa, ka bërë gjithë mediat botërore të shkruajnë për të.

Michelle mbante veshur çizme të gjata deri në kofsh komplet me xixa, të markës së njohur Balenciaga, të cilat i kanë kushtuar plot 4.000 dollarë.

“E dija që rrobat e mia po bënin një deklaratë. Kështu që vendosëm që ta përdornim këtë platformë për të ngritur disa dizajnues të rinj, që normalisht nuk do të merrnin këtë lloj vëmendjeje, sepse mund t’u ndryshosh jetën. Kjo është një nga arsyet pse zgjodhëm fustanin Jason Wu për inaugurimin tim”, tregoi Obama gjatë intervistës me aktoren e njohur, Sarah Jessica Parker, për librin e saj “Becoming”.

 

Të fundit