Mignolet e tepron: Firmino super, por Brugge ka sulmues më të mirë

Soccer Football - Premier League - Leicester City v Liverpool - King Power Stadium, Leicester, Britain - December 26, 2019 Liverpool's Roberto Firmino celebrates scoring their third goal with manager Juergen Klopp Action Images via Reuters/Carl Recine

Ish-portieri i Liverpool, Simon Mignolet, që nga merkato e verës është transferuar në Belgjikë, tek Club Brugge. Gjatë një intervistë për mediat belge, portieri pyetet për atmosferën në skuadër si dhe për ish-shokët e tij te Liverpool.

”Ndihem shumë mirë këtu. Brugge është një klub fantastik, atmosfera brenda ekipit është njësoj si tek ekipi kombëtar. Të dy sulmuesit tanë janë shumë të mirë. Vormer dhe Vanaken janë sulmues të lindur. Madje edhe kur më shënojnë në seancat stërvitore, ata festojnë dhe bërtasin si të kenë shënuar në një ndeshje zyrtare,” tregon 31-vjeçari.

”Liverpool apo Brugge? Nuk mund t’i krahasoj pasi janë dy klube të mëdha, ku unë kam kaluar një pjesë të mirë të karrierës time. Mund të them se sulmuesit tanë janë më të mirë se Firmino për sa i përket finalizimit të aksionit. ‘Bobby’ është një nga më të mirët në botë, por nuk është një vrasës përpara portës. Vanaken dhe Vormer janë në nivelin e Mo Salah, nuk kam asnjë dyshim për këtë,” mbyll Mignolet.