Flash News

KRYESORE

Mijëra email-e të zyrtarëve të lartë në Itali bien pre e sulmeve kibernetike

Mijëra email-e të zyrtarëve të lartë në Itali bien

Persona të paautorizuar kanë aksesuar mijëra llogari të certifikuara e-mail-esh në Itali, të cilat u përkisnin gjykatësve dhe zyrtarë të lartë qeveritarë. Ky sulm kibernetik është realizuar në fillim të muajit nëntor.

“Ky është sulmi më i egër kibernetik që kemi pasur që nga janari i këtij viti, por situata është nën kontroll,” sqaroi shefi i sigurisë kibernetike italiane, Roberto Baldoni.

Sulmi, mendohet se është kryer 12 nëntor në një server në Romë, i cili menaxhon llogaritë e e-mail-eve të administratës publike.

Dyshohet se hakerët kanë aksesuar rreth 500 mijë llogari, ku 9 mijë prej tyre u përkisnin gjykatësve dhe anëtarëve të agjencisë së sigurisë.

Të fundit