Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Mijëra hektarë pyje gështenje në Dukagjin dëmtohen nga “grenxa e zezë”, Bashkia Shkodër apel Ministrisë së Bujqësisë: Prej dy vitesh pa përgjigje
Kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi akuzon qeverinë për indferencë dhe papërgjegjshmëri për të parandaluar infeksionin e gështenjës nga “grenxa e zezë”.
Përmes një postimi në Facebook, Ademi shkruan se për të dytin vit rradhazi, kultura e gështenjës është infektuar nga “grenxa e zezë”, por nga ana e Ministrisë së Bujqësisë nuk ka pasur reagim.
“Rreth 1124 hektarë me këtë bimë, ku përfshihen ekonomitë pyjore Lugina e Kirit, Shosh1 , Rosek Drisht, Shalë 1 dhe Shalë 2, janë prekur nga kjo sëmundje.
Pas sinjalizimeve të marra nga administratorët e njësive administrative, Bashkia e Shkodrës ka sinjalizuar Ministrinë e Bujqësisë dhe Prefektin e Qarkut Shkodër, ka përcaktuar edhe përfaqësuesit e saj në një grup pune që duhej të ngrihej dhe që faktikisht, nuk është bërë asnjëherë funksional nga dikasteret në qendër dhe drejtoritë rajonale në Shkodër.
Kultura e gështenjës, është kultura kryesore për zonën, përmes të cilës sigurohen të ardhurat për familjet. Pavarësisht se shqetësimi ngrihet prej dy vitesh, akoma nuk ka asnjë reagim nga Ministria e Bujqësisë.
Në emrin e banorëve që administrojnë këto ekonomi pyjore në Luginën e Kirit, në Shosh, Rosek Drisht, në Shalë, i bëjmë apel Ministrisë së Bujqësisë, që të ndërmarrë e masat emergjente për mbrojtjen dhe luftimin e këtij infeksioni të gështenjës. Nuk ka abuzim më të madh se sa moskokëçarja dhe papërgjegjeshmëria për një nevojë tashmë emergjente, kërcënuese për ekonominë e familjeve të Dukagjinit, kërcënuese për ambjentin dhe pyjet në Veri.
Bashkia e Shkodrës është e gatshme të vërë në dispozicion çfarë të kërkohet, vetëm që kjo gjë të zgjidhet me eskpertizën e duhur.
Ky është apeli i fundit. Më pas do t’i drejtohem organeve ligjzbatuese dhe të hetimit”, njofton Ademi.