Flash News

KRYESORE

Mijëra polakë, protesta kundër reformës në drejtësi

Mijëra polakë, protesta kundër reformës në

Edhe kjo reformë, sikurse të tjera të qeverisë konservatore në Poloni, po kalon me protesta të fuqishme. Reforma në drejëtsi ka hasur në kundërshtim të qytetarëve polakë  të cilët thonë se ajo do të shkatërrojë pavarësinë e gjykatësve dhe do të dëmtojë demokracinë. Kanë qenë me mijëra polakë kanë protestuar në kryeqytetin e Varshavës, por edhe në qytetet e tjera polake, për të dënuar reformën e diskutueshme të gjyqësorit. Protestuesit thonë se ligji, i miratuar nga Senati të shtunën, do të shkatërrojë pavarësinë e gjykatësve dhe do të dëmtojë demokracinë. Ai u  jep deputetëve dhe ministrit të drejtësisë fuqinë për të emëruar gjyqtarë pa u konsultuar me qarqet gjyqësore. Qeveria thotë se masa është e nevojshme, sepse gjyqësori është i korruptuar dhe u shërben vetëm interesave të elitave. Projektligji në fjalë duhet të nënshkruhet nga Presidenti Andrej Duda në mënyrë që të bëhet ligj zyrtar. Qëkur erdhi në pushtet në vitin 2015, qeveria konservatore e Polonisë ka kaluar një sërë reformash të diskutueshme, duke shkaktuar protesta masive.

 

 

 

Të fundit