Flash News

KRYESORE

Mijëra protestues nga Dibra në protestën e opozitës

Mijëra protestues nga Dibra në protestën e opozitës

Protestës të sotme të opozitës do t’i bashkohen mijëra qytetarë nga Dibra.

Partia Demokratike në Dibër deklaron se nga 4 bashkitë e qarkut janë rreth 5000 qytetarë që po i bashkohen protestës së orës 20:00 në Tiranë.

Protestuesit janë nisur me autobusë dhe mjete private.  Ky është tubimi i 10-të kombëtar i opozitës.

Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u kanë bërë thirrje qytetarëve që t'u bashkohen sërish sonte.

Ende nuk dihet skenari i protestës, por Partia Demokratike pak ditë më parë theksonte se Lulzim Basha do të jetë së bashku me familjen në tubimin e sotëm.

Të fundit