Flash News

KRYESORE

Mike Pence: SHBA e hapur për bisedime me Phenianin, por sanksionet do i shtojmë

Mike Pence: SHBA e hapur për bisedime me Phenianin, por sanksionet do i

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të hapura për të zhvilluar bisedime me Korenë e Veriut, deklaroi zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence pas pjesëmarrjes së tij në Lojërat Olimpike dimërore në Korenë e Jugut.

Gjatë një interviste për të përditshmen amerikane “The Washington Post”, Pence tha se SHBA-ja do të vazhdonte të vendoste sanksione ndaj regjimit të Koresë së Veriut, por duke shtuar se ajo ishte e gatshme për të zhvilluar edhe bisedime me Phenianin.

“Çështja është se asnjë presion i ushtruar nuk mund të rezultojë i suksesshëm derisa ata të bëjnë diçka që aleanca beson se mund të përfaqësojë një hap domethënës drejt denuklearizimit”, deklaroi Pence për “The Washington Post”.

“Kështu që,ne do të vazhdojmë të ushtrojmë presion maksimal ndaj Phenianit që do të intensifikohet. Por nëse ju dëshironi të zhvillojmë bisedime , atëherë mund të bisedojmë”, shtoi ai.

Pence tha për “The Washington Post” se sipas qëndrimit të ri të administratës Trump ishte rënë dakord për të zhvilluar bisedime me presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae In, i cili po shqyrton një ftesë për të vizituar Korenë e Veriut në fundjavë.

Të fundit