Flash News

KRYESORE

Mike Pompeo anulon vizitën në Berlin dhe takimin me Merkel  

Mike Pompeo anulon vizitën në Berlin dhe takimin me Merkel  

Të martën pasdite Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, kishte një takim të planifikuar me kancelaren gjermane Merkel dhe ministrin e Jashtëm Maas.

Pompeo ka bërë një anulim të papritur të vizitës në kryeqytetin gjerman, shkruan Politico, duke sjellë si shkak 'çështje të rëndësishme".

Pompeo do të takohej me kancelaren dhe ministrin e Jashtëm në kryeqytetin gjerman sipas një agjende zyrtare e cila parashikonte diskutimin e konfliktit në Siri dhe Ukrainë.

Në kryeqytetin gjerman para pak ditësh u mbajt Samiti i Berlinit i Ballkanit Perëndimor ku, sipas analistëve të huaj, boshti franko-gjerman 'i hodhi dorashkën' fuqisë amerikane duke propozuar zgjidhje të sajat për rajonin.

Të fundit