Flash News

KRYESORE

Mikpritje apo mbështetje kundër Bashës? Voltana Ademi shfaqet në krah të Eduard Selamit

Në debatin e zhvilluar dje mes Lulzim Bashës dhe Eduard Selamit në Shkodër, ky i fundit është shoqëruar gjatë gjithë kohës nga kryebashkiakja Voltana Ademi. Ademi dhe Selami janë ulur fillimisht bashkë për të biseduar, më pas kanë hyrë në ambientet e kinemasë ku u zhvillua debati mes kandidatëve për kryetar të PD-së.

Kryebashkiakja shkodrane nuk është prononcuar lidhur me garën në PD dhe nëse mbështet ndonjë prej kandidatëve, ndaj qëndrimi në krah të Selamit është vështirë të kuptohet nëse u bë për t’i treguar mikpritjen, apo ishte mesazh për mbështetje të kandidaturës së tij.

Sa i përket Bashës, kryetari ende në detyrë është shoqëruar nga deputetët e rinj të PD-së në këtë qark.

Përballja Basha-Selami në Shkodër shoqërohet me debate: Kryetari kopje e autoritarizmit. Përgjigjja: Mos dëgjo Andi Bushatin, të dy e keni inat PD-në

Deputetët e PD dhe kandidatët për kryetar mbeten pa energji, Basha dhe Selami shtyjnë kohën në kafe

 

Sequence 17 by shkodranews

Të fundit