Flash News

KRYESORE

“Miku i mirë, në ditë të vështira!”, Ndihma të tjera nga Shtetet e Bashkuara për luftën me koronavirusin

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim i ka dorëzuar ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ndihmat e ardhura nga Amerika në kuadër të situatës nga Covid-19.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manasiriliu ka falenderuar SHBA, për ndihmat me mjete mbrojtëse për personelin shëndetësor shqiptar.

Përmes një statusi në Facebook, Manastirliu sjell në vëmendje edhe shprehjen shqiptare popullore “Miku i mirë njihet në ditë të vështira”.

“Mirënjohëse për ndihmën e popullit mik amerikan për Shqipërinë me mjete të mbrojtjes personale për ekipet mjekësore në vijën e parë të përballjes me #COVID19🙏🏼

Faleminderit Ambasadore Yuri Kim @U.S. Embassy-Tirana

Jemi bashkë në këtë luftë”, shkruan Manastirliu.

Ndërsa, në një mesazh në Twitter, ambasadroja Kim sqaron se ndihmat vijnë drejtpërdrejt nga programi i ndihmës humanitare të komandës së Shteteve të Bashkuara në Europë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Para ndihmave me mjete mbrojtëse, SHBA i ka dhuruar Shqipërisë pasijse testuese në kuadër të programit të USAID.

Të fundit