Flash News

E-TJERA

Milan dhe Roma ‘’ngecin’’ , Napoli mbetet në krye

Milan dhe Roma ‘’ngecin’’ , Napoli mbetet në krye

Milani nuk ka arritur as sot të gjejë fitoren kundër Torinos në ‘’San Siro’’.  Ndeshja e luajtur në javën e 14-të   të ’’Seria A’’ , ka përfunduar me rezultat të bardhë  0-0.

Roma nuk mundi të fitonte kundër Genoas. Edhe pse kaloi e para në avantazh , ishte Lapadula ai i cili me një penallti të shkaktuar nga De Rossi e barazoi rezultatin në 1-1. Napoli mbetet në krye me 2 pikë me shumë se ndjekësi më i afërt Inter.

Me një gol të Jorginho në minutën e 33, Napoli arriti ta ruajë avantazhin deri në fundin e takimit.

Të fundit