Flash News

KRYESORE

Milan i përgjigjet videos së Shkëndijës që bëri xhiron në internet

Ekpi tetovar i Shkëndijës postoi në faqen zyrtare të facebook-ut që ia dedikonte përballjes së ditës së enjte me ekipin e Seria A, Milanin. Ndeshje e vlefshme për fazën “play-off” të Ligës së Europës. N ë video bëhet një krahasim me humor mes dy skuadrave dhe dy qyteteve.

Disa orë pas postimit të videos nga Shkëndija, erdhi dhe reagimi i faqes zyrtare të Milanit në facebook. Kjo e fundit komentoi në postimin e Shkëndijës duke përshëndetur shpirtin e garës së treguar nga kuqezinjtë shqiptarë.

“Përshëndetje KF Shkëndija. Treguat shpirt të madh të rivalitetit të shëndetshëm. Do të jetë një kënaqësi t’ju presin të enjten në San Siro. Shihemi miq”, shkruan komenti i Milanit.

 

Të fundit