Flash News

KRYESORE

Milan-Shkëndija, ja video suprizuese e tetovarëve që po thyen rekord klikimesh

Milan-Shkëndija, ja video suprizuese e tetovarëve që po thyen

Ditën e enjte luhet ndeshja e vlefshme për Europa League mes Milanit dhe Shkëndijës, një ndeshje që po pritet me entuziazëm nga tifozeria tetovare, por jo vetëm, nga të gjithë shqiptarët.

Përpos kësaj, ajo që ka suprizuar së fundmi është një video e përgatitur nga skuadra tetovare, e cila në pak minuta, paraqet një kolazh me foto dhe tekst, të shoqëruar me muzikë shqiptare në sfond, ku bën një krahasim mes Milanit, Milanos, Shkëndijes dhe Tetovës.

“Tetovarët e pranojnë Monika Belucin, por italianët ende çmenden pas aktorit tetovar Blerim Destanit; italianët bien në dashuri dhe iu thyhet zemra shpejt, por ne mund tu ofrojmë kardiologun me famë botërore Omer Dzemaili; italianët mund të kenë picat dhe pastat më të mira, por ne kemi shefin e më të mirë në botë, Rene Redzepi; kapaciteti i stadiumit tuaj është 80 mijë persona; por qyteti ynë ka 100 mijë banorë”, janë disa nga krahasimet që kanë bërë tetovarët me Milano

Vetëm në pak minuta nga postimi i saj, video ka marrë mijëra klikime.

 

Të fundit