Flash News

KRYESORE

Milani bën gati planin për verën, po vjen eksperti gjerman i merkatos

Milani bën gati planin për verën, po vjen eksperti gjerman i

Milani mund të jetë klubi i parë italian që kopjon version anglez të trajneri-menaxher. Në ishull trajneri bën edhe merkaton e klubit dhe pikërisht këtë po mendojnë edhe në Milano.

Gazeta gjermane Bild shkruan se klubi kuqezi ka interes për Ralf Rangnick, ish-trajneri i Leipzig. Gjermani pritet të mbajë postin e trajnerit dhe drejtorit sportiv.

Tekniku aktual i Milanit, Pioli, ka për detyrë rikthimin e kuqezinjve në Champions, por as arritja e këtij objektivi mund të mos mjaftojë. Bild thekson se marrëveshja me Rangnick është shumë afër dhe e ardhmja e Milanit do të jetë në duart e mjeshtrit të merkatos.

Të fundit