Flash News

KRYESORE

Milani do legjendën për trajner, ish-tekniku i Interit tallet me "Djallin"

Milani do legjendën për trajner, ish-tekniku i Interit tallet me

Milani po mendon emrat e trajnerëve për të zëvendësuar tekniku Marco Giampaolon. Ky i fundit nuk ka bindur dhe ka zhgënjyer drejtuesit, pasi në 6 ndeshjet e para ka 4 humbje. Gazzetta dello Sport ka zbuluar një prapaskenë interesante.

Ish-legjenda e sulmit, Andriy Shevchenko, ka udhëtuar në Itali për të parë nga afër ndeshjen e Championsit ndërmjet Atalantas dhe Shakhtar Donetsk-ut. E pranueshme deri këtu, pasi Sheva është trajneri i Ukrainës dhe po sheh lojtarët e kombëtares. Udhëtimi i tij ka ardhur për një arsye tjetër. Ai do të takohet me Maldinin për stolin e Milanit.

Një emër tjetër që po përflitet është Luciano Spalletti. Ish-trajneri i Interit i ka shtangur të gjithë me përgjigjen e tij, pasi ka deklaruar se është ende nën kontratë me zikaltrit. "Unë te Milani? Kam kontratë me Interin. Lërini Giampaolon të punojë, ai është një yll i futbollit italian", - ka thënë shkurtimisht ai.

 

Të fundit