Flash News

KRYESORE

Milani e ka seriozisht për Ibrahimovic, zbulohen detajet e kontratës

Milani e ka seriozisht për Ibrahimovic, zbulohen detajet e kontratës

Zlatan Ibrahimovic po shkon drejt Milanit dhe palët duket se janë afër marrëveshjes. Agjenti Mino Raiola ka qenë në Milano dhe ka takuar drejtuesit e klubit kuqezi.

Ai ka folur rreth mundësisë së transferimit të Zlatan Ibrahimovicit në Itali. 38-vjeçari dëshiron të luajë sërish në nivele të larta dhe mendon se mund të bëjë mirë në Serie A. Madje beson se mund të zgjidhë dhe ndeshje duke shënuar shumë gola.

Gazzetta dello Sport raporton se drejtuesi i italianëve, Zvonomir Boban, ka telefonuar Ibrahimoviçin dhe ky i fundit i është shprehur se në harkun kohor të dy javëve do të vendosë për të ardhmen. Milani i ofron një kontratë 6 mujore më të drejtë rinovimi për një vit me 6 milion euro në sezon.

Të fundit