Flash News

KRYESORE

Milani fiton me përmbysje, vlerësohet paraqitja e shqiptarit që ndihet serb

Milani fiton me përmbysje, vlerësohet paraqitja e shqiptarit që

Milani arriti një fitore me përmbysje 5:2 përballë skuadrës nga Luksemburgu, Dudelange, e vlefshme për Ligën e Europës. Golat për kuqezinjtë u shënuan nga Kutrone, Stelvio, Çelhanoglu, Shnell (autogol) dhe Borini, ndërsa ra në sy edhe paraqitje e mirë e mesfushorit Danel Sinani, që është pjesë e Dudelange.

21-vjeçari u vlerësua me notën 6.3 nga 'Whoscored', duke qenë një nga futbollistët më të mirë të skuadrës. Interesant është fakti se në një intervistë dhene për ‘Telesport’, Sinani theksoi se përveç emrit, nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë.

“Në fakt, prindërit e mi kanë lindur e janë rritur në Dragash (Sharr) të Kosovës, por unë kam lindur në Beograd, ashtu si vëllai im Dejvid. Është normale që askush nuk më njeh në Shqipëri, sepse nuk jam shqiptar. E di që të gjithë mendojnë se jam shqiptar, por realisht nuk kam asnjë lidhje me Shqipërinë, jam rritur në Serbi e Luksemburg dhe nuk e di gjuhën shqipe”, sqaroi ai.

Të fundit