Flash News

KRYESORE

"Milani katastrofë, Maldini punon me të limituar", - shpërthen Ibra

"Milani katastrofë, Maldini punon me të limituar", -

Zlatan Ibrahimovic po përflitet për një rikthim në Italia. Ai e ka pranuar vetë dëshirën për të luajtur sërish në Seria A, ndërsa në një intervistë për "La Gazzetta dello Sport" flet dhe për situatën e Milanit në këtë kampionat.

“Një masakër: shumë fjalë, pak vepra. Ky nuk është klubi më të cilin kanë rënë të gjithë në dashuri, në Itali dhe në botë. Ndoshta sot aty janë njerëzit e gabuar, që duhet të jenë diku tjetër”, - thotë ai.

Suedezi nuk mund të lërë jashtë vëmendjes së tij dhe Paulo Maldinin. Drejtuesit kuqezi ka pjesën e tij të fajit për gjendjen e italianëve. “Nuk kam informacion për të folur për të si drejtues. Si lojtar është një nga të preferuarit e mi. Ka një detyrë shumë të komplikuar dhe delikate. Të bësh mirë me njerëz që kanë limite, është një arritje”.

Të fundit