Flash News

KRYESORE

Milani kërkon të plotësojë sulmin, drejtuesit e kuqezinjve mendojnë për rikthimin e Ibrahimovic

Milani kërkon të plotësojë sulmin, drejtuesit e kuqezinjve

Paraqitja jo e mirë e ekipit të Milanit në ndeshjet e fundit në kampionat, përjashtuar atë ndaj Sassuolos ku arriti të fitonte bindshëm, ka bërë që Leonardo dhe Maldini t'i kthehen merkatos duke qenë se kuqezinjtë nuk janë të plotësuar në sulm dhe Gattusos i nevojitet një i tretë për të qenë i qetë në garën për trofe.

Emri i parë që ka dalë në tavolinë, sipas "Corriere della Sera" është ai i suedezit Ibrahimovic, i cili aktualisht ndodhet tek LA Galaxy.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar por vetë sulmuesi 37-vjeçar ka deklaruar se do ta mbyllë karrierën tek ekipi ku është rritur, Malmo, por nuk ka vendosur se kur.

Ndërkohë Milani është gati t’i ofrojë një kontratë 6-mujore, duke filluar nga janari dhe duke qenë se Ibra e do Milanin dhe agjenti Mino Raiola mund të realizojë gjithçka, ky transferim mund të jetë i mundshëm.

Të fundit