Flash News

KRYESORE

Milani lodhet nga Ibra, nis punën për planin B

Milani mund të lodhet shpejt nga Zlatan Ibrahimovic. Suedezi ende nuk ka kthyer një përgjigje për të ardhmen e tij dhe ofertën e "Djallit". Italianët nuk kanë ndërmend ta presin pafund, prandaj kanë nisur që tani të mendojnë për planin B.

Emri që ka dalë në listë së fundmi është ai i Maro Mandzukic. Kroati nuk po stërvitet dhe nuk po luan te Juventusi, prandaj do largimin që në janar, po ashtu "Zonja e Vjetër" mund të mos ketë pengesa.

Drejtori Maldini do të nisë shumë shpejt kontaktet me futbollistin, madje thuhet se është gati t'i ofrojë të njëjtën pagë që merr dhe te skuadra e Milanit. Ai do të nënshkruajë për 6 milionë euro në sezon. Një shifër goxha e majme për futbollistin duke parë dhe moshën e tij.

Të fundit