Flash News

KRYESORE

Milani me ide të qarta, kërkon dy lojtarë nga amerikano-latinë

Milani me ide të qarta, kërkon dy lojtarë nga

Milani i ka planet e qarta për merkaton e verës, pavarësisht Koronavirusit.

Klubi kuqezi nuk heq dorë nga Rodrigo De Paul. Argjentinasi i Udineses është kontaktuar disa herë nga "Djalli". 25-vjeçari është pika më e fortë e skuadrës friulane dhe deri tani ka luajtur 17 ndeshje me kombëtaren e tij.

Sipas "Gazzetta dello Sport", Milani ka interes edhe për Matias Zaracho. 22-vjeçari luan te Racing Club dhe luan si mesfushor ofensiv. Interesante për të është se mund të përshtatet edhe në të dyja krahët e sulmit.

Drejtori sportiv, Frederic Massara, ka patur disa takime me përfaqësuesit e dy lojtarëve, por ka një problem. Ashtu si drejtori teknik i Milanit, Paolo Maldini, ai vetë në verë mund të mos jetë në Milano.

Të fundit