Flash News

KRYESORE

Milani mendon për të ardhmen, firmos me lojtarin e Barcelonës

Milani po kalon një sezon skandaloz dhe ndeshja ndaj Atalantës e humbur me rezultatin 5-0 ishte një tmerr për gjithë tifozët e "Djallit". Drejtuesit janë vënë menjëherë në lëvizje dhe duan të afrojnë mbrojtësin e Barcelonës, Clair Todibo.

Gazzetta dello Sport shkruan se 19-vjeçari ka arritur akordin me katalanasit. Ai nuk do të qëndrojë më në Barcelonë, pasi nuk ka minuta dhe do të largohet drejt Milanelos, ku pritet të luajë më shumë. Trajneri Stefano Pioli ka kërkuar përforcime urgjente për skuadrën e tij, pasi ka shumë mangësi në ekip.

Barcelona kërkon që të ketë të drejtën e riblerjes për futbollistin, por Milani nuk e do diçka të tillë. "Djalli" nuk do që të investojë dhe më pas të humbasë futbollistin, pasi ta rrisë në nivel.

 

Të fundit