Flash News

KRYESORE

Milani ndryshon planet, koronavirusi i prish punë me trajnerin e ri

Milani ndryshon planet, koronavirusi i prish punë me trajnerin e ri

Milani kishte bërë gati detajet e fundit për një revolucion në skuadër, por nuk do të ndodhë kështu. Ralf Rangnick ishte njeriu i cili do të ndryshonte gjërat në Milano, derisa... erdhi koronavirusi.

Sky Sport raporton se drejtuesit janë frenuar dhe po ëndërrojnë më pak. Rangnick nuk ngopet me pak dhe kërkon emra të mëdhenj. Problemet financiare të pandemisë globale COVID-19 prishin planet dhe me shumë mundësi Milani do të vijojë me trajnerin Stefano Pioli.

Kaq ishte ëndrra e tifozëve kuqezi, të cilët po prisnin shumë gjëra të reja te Milani.

Të fundit