Flash News

KRYESORE

Milani ndryshon strategji, Ibra kërkon 48 orë kohë për ofertën e re

Milani ndryshon strategji, Ibra kërkon 48 orë kohë për

Zlatan Ibrahimovic mendohej se nuk kishte shans për t'u transferuar te Milani, por situata ka ndryshuar krejtësisht. Klubi kuqezi ka ndryshuar strategji dhe tashmë do i ofrojë më shumë sulmuesit.

Bëhet fjalë për një kontratë deri në fund të sezonit, me opsion rinovimin nëse Milani kualifikohet në Champions për sezonin e ardhshëm. Thënë ndryshe, rinovimi i Ibrës nuk do të varet nga numri i ndeshjeve dhe golat e tij si milanist, por nga kualifikimi në Champions League.

Rroga e suedezit pritet të jetë 10 milionë euro deri në verën e vitit 2021. Raportohet se ai ka kërkuar 48 orë për t'u menduar bashkë me menaxherin Mino Raiola.

Të fundit