Flash News

KRYESORE

Milani nuk duron më, në janar vjen një "bomber" nga Spanja

Milani nuk duron më, në janar vjen një "bomber" nga

Milani në merkaton e janarit duhet të bëjë urgjentisht disa ndërhyrje në merkato, para se ëndrrat e kualifikimit në Champions League të ndërpriten dhimbshëm para kohe.

Sipas mediave italiane, klubi kuqezi po përqendrohet te sulmuesi i Atletico Madrid, Diego Costa. Trajneri Stefano Pioli ka liri për të shpenzuar rreth 40 mln euro në janar dhe sulmuesi spanjoll patjetër që do ta ndryshonte ritmin e lojës në Milano.

Zvonomir Boban duket se nuk pret një qëndrueshmëri në performanca nga Krzysztof Piatek dhe mendon se Costa mund të jetë pyka ideal për të tërhequr lojtarët e tjerë krijues të Milanit. Piatek ka shënuar vetëm dy gola në 7 ndeshje dhe kjo nuk mjafton te Milani.

Costa pritet të kushtojë rreth 20 mln euro, shifër e pranueshme për "Djallin", që po pret të rikthehet në formë dhe me sa më shumë efikasitet në sulm, ndryshe nga javët e para të Serisë A.

Të fundit