Flash News

KRYESORE

Milani nuk ia plotëson dëshirën, Donnarumma ndryshon ekip?

Milani nuk ia plotëson dëshirën, Donnarumma ndryshon ekip?

Gianluigi Donnarumma është në lupën e Real Madridit. Thibaut Courtois nuk ka bindur kurrë në "Santiago Bernabeu" dhe "Los Blancos" kanë hedhur sytë nga portieri i Milanit.

Calciomercato.com ka raportuar se Milani i ka ofruar dy herë rinovim portierit të ri italian, por ky i fundit ka refuzuar. Më saktë, agjenti i tij, Mino Raiola, i cili po negocion për të rritur termat e kontratës së re, nëse kjo arrihet.

Raiola kërkon pagë vjetore 6 mln euro, por Milani deri tani nuk është gati për një shifër kaq të lartë. Kjo ka nxitur mediat italiane për të nxjerrë një lajm të fundit. Sipas tyre, Donnarumma ka marrë një ofertë nga Real Madridi. Ai ka refuzuar, por nëse oferta bëhet edhe më e lartë, duke pasur edhe një gjent si Raiola, nuk mund të parashikosh asgjë.

Dëshira e parë e Donnarumma-s është të qëndrojë te Milani, por nëse kushtet nga "Djalli" nuk janë edhe aq të mira sa i kërkon djaloshi, së shpejti mund ta shohim me fanellë të bardhë.

Të fundit