Flash News

KRYESORE

Milani ofron 10 mln euro për De Ligtin e Bayernit

Milani ofron 10 mln euro për De Ligtin e Bayernit

Milani po punon intensivisht për merkaton dhe sidomos për gjetjen e lojtarëve të talentuar. Kuqezinjtë po tentojnë të forcojnë repartin defensiv dhe kanë piketuar një gjerman mjaft interesant.

Gazeta SZ raporton se klubi italian pëlqen Lars Lukas Mai, mbrojtësin e Bayern Munchen.

19-vjeçari është kapiten i ekipit U19 të Bayernit, ndërsa me ekipin e parë është aktivizuar vetëm dy herë gjatë vitit 2018 kur në stol ishte Jupp Heynckes. Në Gjermani e cilësojnë si De Ligti i ri dhe Milani është gati të paguajë 10 milionë euro për gjermanin, të cilin e kërkon edhe Borussia Dortmund.

Të fundit