Flash News

KRYESORE

Milani përmbys Udinesen, dopieta e Rebicit i jep një fitore spektakolare

Milani përmbys Udinesen, dopieta e Rebicit i jep një fitore

Milani sot ka përmbysur 3-2 Udinesen me "San Siron" plot me tifozë dhe me emocione të jashtëzakonshme.

Duket qartë se skuadra kuqezi po ngrihet, sepse po luan më zhdërvjellët dhe po korr fitore të rëndësishme. "Djalli" e pa veten në disavantazh 1-0, por shumë shpejt mori veten dhe përmbysi rezultatin me gola të shënuar nga Rebic dhe Theo Hernandez.

Lasagna, gjithsesi, e uli pak entuziazmin e kuqezinjve me golin e barazimit, para se Rebic të shënonte golin e dytë personal dhe të ngrinte gjithë stadiumin në këmbë. Kjo ishte fitore e madhe!

Të fundit